Metodat dhe praktikat e mësimdhënies për të rritur

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore me mbështetjen e Projektit
“Asistencë Teknike për të mbështetur Strategjinë e Menaxhimit të Financave Publike në
Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Europian në datat 07 dhe 08 Shtator 2021 organizoi trajnimin
me temë “Metodat dhe praktikat e mësimdhënies për të rritur”, me pjesmarrës trajnuesit e
regjistruar pranë Qendrës.

Qëllimi i seminarit ishte identifikimi i metodave më të mira për të përgatitur dhe ofruar kurse për
punonjësit e Administratës Tatimore dhe Doganore, dhe nxitja e shkëmbimit të njohurive dhe të
mësuarit nga kolegët mes trajnuesve të Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe
Doganore.