Përmbyllet programi i të rinjve me punonjësit e administratës tatimore dhe doganore
Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka përfunduar programin e trajnimit me punonjësit e rinj të administratës tatimore dhe doganore për vitin 2022. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave u trajnuan 27 punonjës nga administrate doganore, përgjatë periudhës 15 shkurt- 1 mars 2022, me 11 tema në total. Ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve u trajnuan 39 punonjës me një total prej 18 temash.
Në fund të programit punonjësit iu nënshtruan testimit të detyruar të njohurive mbi leksionet e zhvilluara.