Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në bashkëpunim me Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale realizoi trajnimin me adminsitratat tatimore dhe doganore, të ndarë në dy ditë trajnimi: një ditë për të drejtën e informimit dhe programin e transparencës, dhe dita tjetër për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky trajnim u realizua në kuadër të programit vazhdues që QTATD ka me administratat respektive dhe synoi të njohë më nga afër punonjësit e tatimeve dhe doganave mbi detyrimet institucionale për dhënien e informacioneve ndaj palëve kërkuese. Po ashtu u diskutua mbi mënyrat e mbrojtjes së të dhënave personale, qoftë të individëve, qoftë të subjekteve, të dhëna të cilat nuk janë të karakterit publik.
Gjithashtu përgjatë ditëve të trajnimit u trajtuan raste konkrete për të dy fushat e trajnimit, konkretisht raste që prekin administratën tatimore dhe atë doganore.