NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 56, datë 1.2.2023, “Për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2023, në njësitë e qeverisjes qendrore”, kërkon të punësojë me kontratë 1 vjeçare, kontratë të përkohshme pune, (6 orë/ditë) deri në datë 31.12.2023,
Kategoria e pagës IV-b
Njohuritë e përgjithshme: në fushën e kontabilitetit, legjislacioni tatimor e doganor, si edhe legjislacionit të fushës fiananciare dhe të menaxhimit të saj.
Detyrat dhe njohurite specifike.
- të dijë të hartojë bilancin,
- të dijë të mbajë llogaritë financiare sipas ligjit të kontabilitetit publik,
- të dijë të hartojë evidencat e thesarit dhe të tjera të kërkuara dhe të raportojë sipas afateve
- të dijë të hartojë dhe ndjekë gjurmët e auditit lidhur me pagesat e trajnerëve dhe të prokurimeve publike,
- të njohi dhe zbatojë ligjin e menaxhimit financiar,
- të dijë të logarisë dhe paguajë pagat e punonjësve
- të dijë të llogarisë tatimet në burim dhe sigurimet shoqërore për punonjësit dhe të deklarojë në webin e tatimeve dhe të kryejë pagesat në bankë,
- të llogarisë tatimin në burim për trajnerët e jashtëm dhe ta deklarojë e paguajë në webin e tatimeve,
- të njohi ligjet tatimore të tatimit mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore dhe ti zbatojë si dhe sa duhet,
- të dijë të hartojë rregulloret e aseteve dhe ti zbatojë
- të ndjeki hartimin e kontratave me trajnerët e jashtëm, planifikimin e orëve dhe pagesave dhe zbatimin e tyre, si edhe pagesat e honorareve dhe tatimeve përkatëse,
- të planifikojë sa dhe si duhet zërat e buxhetit
- të ndjekë realizimin e shpenzimeve buxhetore dhe ti evidentojë e deklarojë,
- të dijë të hartojë planin e punës në përputhje me planin strategjik të institucionit dhe ta zbatojë dhe raportojë realizimin në mënyrë periodike
- të njohi kuadrin ligjor të QTATD, VKM e krijimit si dhe rregulloret e brendshme dhe të trajnimit,
- të ketë eksperiencë pune në financë dhe të ketë hartuar bilancet dhe të ketë mbajtur llogaritë sipas ligjit të kontabilitetit publik,
- mundesisht të ketë eksperiencë pune në institucione të ngjashme.
- Te njohi ligjet fiskale dhe te kete punuar me to.
KUSHTE TË PËRGJITHSHME
- a) Të jetë shtetas shqiptar;
- b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- d) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- dh) Ndaj tij/saj të mos ketë asnjë masë disiplinore në fuqi;
- e) Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
KUSHTET E POSAÇME
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të ketë diplomë të paktën të nivelit “Bachelor” në Shkenca Ekonomike/Financë;
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen deri në datën 20 mars 2023, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në adresën: Rruga Mustafa Lleshi, Dega e Thesarit, kati IV, Tiranë.
Kandidati i interesuar dorëzon, të mbyllura në zarf, 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:
- Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti).
- Dokumentet (diplomë, librezë pune, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.), fotokopje ose të noterizuara. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
- Raport mjeko-ligjor, që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim, rekomandime, referenca etj.