Njoftim për vend të lirë pune

 

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 56, datë 1.2.2023, “Për caktimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme, për vitin 2023, në njësitë e qeverisjes qendrore”, kërkon të punësojë me kontratë 1 vjeçare, kontratë të përkohshme pune, (6 orë/ditë) deri në datë 31.12.2023,

Kategoria e pagës IV-b

Njohuritë e përgjithshme: në fushën e kontabilitetit, legjislacioni tatimor e doganor, si edhe legjislacionit të fushës fiananciare dhe të menaxhimit të saj.

Detyrat dhe njohurite specifike.

  • të dijë të hartojë bilancin,
  • të dijë të mbajë llogaritë financiare sipas ligjit të kontabilitetit publik,
  • të dijë të hartojë evidencat e thesarit dhe të tjera të kërkuara dhe të raportojë sipas afateve
  • të dijë të hartojë dhe ndjekë gjurmët e auditit lidhur me pagesat e trajnerëve dhe të prokurimeve publike,
  • të njohi dhe zbatojë ligjin e menaxhimit financiar,
  • të dijë të logarisë dhe paguajë pagat e punonjësve
  • të dijë të llogarisë tatimet në burim dhe sigurimet shoqërore për punonjësit dhe të deklarojë në webin e tatimeve dhe të kryejë pagesat në bankë,
  • të llogarisë tatimin në burim për trajnerët e jashtëm dhe ta deklarojë e paguajë në webin e tatimeve,
  • të njohi ligjet tatimore të tatimit mbi të ardhurat personale dhe sigurimet shoqërore dhe ti zbatojë si dhe sa duhet,
  • të dijë të hartojë rregulloret e aseteve dhe ti zbatojë
  • të ndjeki hartimin e kontratave me trajnerët e jashtëm, planifikimin e orëve dhe pagesave dhe zbatimin e tyre, si edhe pagesat e honorareve dhe tatimeve përkatëse,
  • të planifikojë sa dhe si duhet zërat e buxhetit
  • të ndjekë realizimin e shpenzimeve buxhetore dhe ti evidentojë e deklarojë,
  • të dijë të hartojë planin e punës në përputhje me planin strategjik të institucionit dhe ta zbatojë dhe raportojë realizimin në mënyrë periodike
  • të njohi kuadrin ligjor të QTATD, VKM e krijimit si dhe rregulloret e brendshme dhe të trajnimit,
  • të ketë eksperiencë pune në financë dhe të ketë hartuar bilancet dhe të ketë mbajtur llogaritë sipas ligjit të kontabilitetit publik,
  • mundesisht të ketë eksperiencë pune në institucione të ngjashme.
  • Te njohi ligjet fiskale dhe te kete punuar me to.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

  1. a) Të jetë shtetas shqiptar;
  2. b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. c) Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

ç) Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

  1. d) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për

kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

  1. dh) Ndaj tij/saj të mos ketë asnjë masë disiplinore në fuqi;
  2. e) Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesat e tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;

 KUSHTET E POSAÇME

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  • Të ketë diplomë të paktën të nivelit “Bachelor” në Shkenca Ekonomike/Financë;

Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen deri në datën 20 mars 2023, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Qendrës së Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore, në adresën: Rruga Mustafa Lleshi, Dega e Thesarit, kati IV, Tiranë.

Kandidati i interesuar dorëzon, të mbyllura në zarf, 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

  1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare.
  2. Fotokopje të dokumentit të identifikimit (letërnjoftim, pasaportë, kartë identiteti).
  3. Dokumentet (diplomë, librezë pune, dëshmi, vetëdeklarim, certifikata, trajnime etj.), fotokopje ose të noterizuara. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.
  4. Raport mjeko-ligjor, që vërteton se është në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  5. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera, të përmendura në jetëshkrim, rekomandime, referenca etj.