Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka filluar trajnimin me strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mbi ndryshimet ligjore të ligjit Nr.29/2023, datë 30.03.2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”.
Pjesë e trajnimit janë punonjësit e administratës tatimore nga të gjithë degët e saj dhe ky process trajnues do të vijojë i zgjatur në kohë, duke u realizuar në gjashtë ditë. Trajner për këtë ciklë trajnimi është z. Fatmir Kazazi, ekspert i fushës.
QTATD do të vazhdojë misionin e saj në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit dhe thellimit të njohurive për administratën fiskale.