Trajnim: Sistemi fiskal në Republikën e Shqipërisë


Në datë 18 Qershor 2019, në sallën “Iliria” në ambientet e ish Sheraton,Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, organizoi seminarin e hapur me temë: “Sistemi Fiskal në Republikën e Shqipërisë” në të cilin u trajtuan çështje të: TVSH; Tatimit mbi fitimin; Procedurave Tatimore; Kodit Doganor.

Në këtë seminar ishin pjesmarrës Drejtuesit e Organeve Fiskale, Inspektorë tatimorë, Studentët e ekselencës, Tatimpagues prodhues, importues, eksportues dhe profesione të lira si ekspertë kontabël.