Fillon trajnimi me strukturat e hetimit tatimor
Qendra e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore ka nisur trajnimin me strukturat e hetimit tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për vitin 2022. Trajnimi është pjesë e një programi të vazhdueshëm që do të vazhdojë me këtë kategori deri në fund të vitit.
Pjesë e trajnimit janë mbi 50 punonjës, të cilët janë ndarë në dy grupe, në mënyrë që trajnimi të jetë më efikas dhe secili punonjës që trajnohet të përfitojë maksimalisht nga leksionet.
QTATD do të vazhdojë misionin e saj në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore nëpërmjet trajnimit dhe thellimit të njohurive për administratën fiskale. Pikërisht për këtë arsye programi i hetimit tatimor është i shtrirë në kohë deri në fund të vitit, që të plotësojë nevojat e punonjësve për thellim njohurish.